Dy ushtarakë, një punonjës i gardës dhe një civil u ndaluan nga policia pasi në mjet iu gjetën dy armë zjarri por dhe një fenelinë policie. Kontrollet u zhvilluan pranë stadiumit “Arena Kombëtare” pasi konstatuan një automjet “Audi” të blinduar, me të cilin qarkullonin 4 shtetas.
Në bagazhin e mjetit efektivët gjetën një pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, shtetasit Erion Ramaj 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një armë zjarri pistoletë.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i shtetasve Erion Ramaj 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, Ilir Shyti 28 vjeç, Leonard Murataj 42 vjeç, ushtarak, dhe Ernest Selamani 46 vjeç, ushtarak.
Arma e zjarrit e gjetur në automjet u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një fenelinë, si ato të policisë, që dyshohet se e mbante shtetasi Ilir Shyti, i cili është djali i Roland Shytit i hetuar më parë në çështje hakmarrja për drejtësi dosje e pushuar nga prokuroria. (A2 Televizion)