Pas vërshëllimes së fundit në finalen e Kupës së Mbretit, nuk munguan tensionet mes lojtarëve të Realit dhe arbitrit kryesor, i cili prej disa ditësh është përmendur për vendimet e tij në faqet madrilene.
Ishte Antonio Rudiger që humbi kontrollin, teksa nga stoli goditi me një qese me akull gjyqtarin e ndeshjes pasi akordoi faull kundër skuadrës së tij në momentet e fundit.
Sipas protokollit, gjermani rrezikon 4 deri në 12 javë pezullim dhe praktikisht e ka mbyllur sezonin me “Los Blancos”.
Përveç tij, pas vërshëllimës përfundimtare, arbitri ndëshkoi me karton të kuq edhe Bellingham me Lucas Vazquez, të dy për ofendime dhe kundërshtime të vazhdueshme ndaj arbitrit. (A2 Televizion)