Prej 10 vjetësh në vendin tonë kryhet vaksinimi i gripit sezonal dhe nga viti në vit shtohet numri i të vaksinuarve. Specialistja e ISHP-së Rovena Daja bëri të ditur në “Dita Jonë” se këtë vit kanë ardhur 280 mijë doza, teksa shpjegoi edhe sesi mund të rezervohet një orar në e-albania. Sipas saj mosha më e rekomanduar për t’u vaksinuar është nga 60 vjeç e sipër.
“Zyrtarisht vaksinimi ka filluar të hënën. Kanë ardhur 280 mijë doza çdo individ që dëshiron të vaksinohet mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore. Të futen në e-albania për të bërë rezervim dhe të përcaktojnë qendrën shëndetësore, qytetin edhe orarin. Moshat mbi 60 vjeç nuk lënë orar. Ne nuk kthejmë mbrapsht asnjë person që shkon të bëjë vaksinën e gripit edhe kur janë të rinj, por rekomandimi është për personat mbi 60 vjeç se kanë probleme shëndetësore për të krijuar imunitet”, tha Daja në A2 CNN.
Daja theksoi në A2 CNN se deri më tani kanë aplikuar 30 mijë persona që janë kryesisht personeli shëndetësor.
Sipas saj deri më tani në vendin tonë qarkullon vetëm Covid, ndërsa të gjitha vaksinat që kemi nuk krijojnë mbrojtje 100%.
“Të gjitha vaksinat që kemi mbrojtjen nuk e kanë 100%, pra nga 100 persona jo të gjithë krijojnë mbrojtje, vaksina e gripit e ka të 70%.Kjo vaksinë përmban viruse që mendohet se qarkullojnë këtë dimër. Për momentin kemi vetëm Covid, ndërkohë që pritet grip, Covid dhe virus respirator”.
Specialistja thekson se gripi mund të shkaktojë vdekje sidomos te personat me sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas saj edhe gratë shtatzëna duhet të vaksinohen
“Personat me probleme kardiovaskulare diabetikë u shkakton çrregullim shumë të madh gripi. Nga gripi mund të vdesësh. Nuk është si në nivelin e Covidit, por vdekje ka dhe sidomos personat me sëmundje bashkëshoqëruese. Dhe këta bëjnë dy vaksina në vit. Edhe gratë shtatzëna është e lejuar të vaksinohen. Në Shqipëri gruaja ka frikë se mos e dëmton, por normalisht duhet të bëjë vaksinën e gripit”. (A2 Televizion)