Mbrëmjen e së mërkurës u luajtën 7 sfidat e para të Europa League.
Një nga protagonistët e ndeshjeve të para ishte edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, i cili asistoi në golin e dytë të skuadrës së Dinamo Zagrebit.
Ekipi kroat fitoi duelin ndaj Fenerbahçes me rezultatin 3-1, shkruan A2.
Futbollisti shqiptar asistoi te goli i dytë, realizoi 21 pasime të sakta, fitoi 9 duele me kundërshtarët, si dhe arriti të kryente 5 driblime.
Në ndeshjet e tjera, Roma dhe Ludugorets fituan në transfertë respektivisht përballë Nice dhe Malmo. Ndërkohë që Braga dhe Freiburg triumfuan në shtëpi.
(A2 Televizion)