Adobe Flash Player “ndërron jetë”

Nga A2 CNN
1 Janar 2021, 16:49 | Teknologji
Adobe Flash Player “ndërron jetë”

Adobe Flash Player ka përfunduar zyrtarisht ciklin e tij.

I dale për herë të parë në vitin 1996, Flash ka qenë mënyra më e përdorur nga njerëzit për të parë video dhe për të luajtur “online”.

Vitet e fundit, Adobe Flash Player ka pasur shumë probleme sigurie dhe ka dështuar të kalojë me sukses në epokën e “smartphone”-ve.

Adobe njoftoi se nuk do të ofrojë më përditësime për Flash dhe i ka kërkuar njerëzve që ta heqin nga pajisjet ku e kanë instaluar.

Nga 12 janari, do të ndalojë edhe luajtja e videove në Flash Player. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos