Lajme jo të mira për Serbinë, samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet pa Serbinë

Nga Erjon Dervishi
24 Nëntor 2026, 17:19 | Ballkani

Lajme jo të mira për Serbinë, samiti BE-Ballkani Perëndimor

Lajme jo të mira për Serbinë. Burime për mediat në Kosovë, bëjnë me dije Serbia “me shumë gjasë” nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundimtare të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pasi ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Kështu bënë të ditur zyrtarë të lartë të BE-së, të përfshirë në përgatitjet për samitin që do të mbahet të mërkurën, më 25 nëntor, në Bruksel.

Në deklaratën përfundimtare, ndër të tjera, thuhet se madhërimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik nuk janë në pajtim me vlerat themelore të BE-së.

Nga vendet e rajonit kërkohet të kultivojnë respektin dhe solidaritetin ndaj të gjitha viktimave, si dhe të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore për krime lufte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos