Fier, 15-vjeçari plagos me thikë punonjësin e "fast food"-it

Nga Çaku Tafa
24 Nëntor 2026, 17:55 | Kronikë

Fier, 15-vjeçari plagos me thikë punonjësin e "fast

Një plagosje është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta, shkruan A2.

I dëmtuari, 30 vjeç, ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, 15-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe shoqërimin e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos