Adriatik Cami, kampion bote në dy kategori

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2018, 10:02 | Sporte të tjera

Sportistët shqiptarë vazhdojnë të jenë tejet të suksesshëm në sportet burrërore, ku së fundmi është Adriatik Cami, i cili është shpallur kampion bote në kategoritë WKF dhe WIPU në sportin e kickbox-it.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në sallën e sportit "Feti Borova", sportisti shqiptar kishte përballë një kundërshtar nga Maroku.

Adriatik Cami e nisi keq ndeshjen duke u përballur fillimisht me grushtet që vinin nga kundërshtari që dominoi, por pavarësisht kësaj ai tregoi se është një profesionist i vërtetë duke arritur t’u bëjë ballë sulmeve dhe në raundin e dytë gjeti forca duke dhënë goditjen fatale.

Marokeni përfundoi në tapet, duke mos mundur më të ishte i gatshëm të vazhdonte ndeshjen. Me këtë fitore, Cami shpallet kampion në dy kategori WKF dhe WIPU. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos