Nuk ka rëndësi nëse e keni për herë të parë fluturimin apo jeni një pasagjer i rregullt avioni.
Nëse do ju jepet rasti të shkoni në këto aeroporte, me siguri që do të tmerroheni gjatë zbritjes. (A2 Televizion)

Aeroporti Lukla, Nepal. Ndodhet mes maleve dhe ka një pistë shumë të shkurtër 
Aeroporti Toncontin, Honduras - Pak para zbritjes, piloti duhet ta kthejë avionin 45 gradë dhe ta ulë menjëherë 
Aeroporti "Princess Juliana", St. Maarten - Ka pistë të shkurtër dhe i afrohet shumë plazhit para zbritjes 
Aeroporti Paro, Bhutan - Ndodhet rrëzë Himalajeve dhe vetëm 8 pilotë kanë licencë për ulje në këtë aeroport 
Aeroporti Narsarsuaq, Grinland - Ngricat e bëjnë pistën shumë të rrezikshme 
Aeroporti i Madeirës, Portugali - Pista e shkurtër dhe erërat e forta krijojnë vështirësi të mëdha për pilotët 
Aeroporti Courchevel, Francë - Ndodhet në alpet franceze dhe lejohet zbritja vetëm e avionëve të vegjël 
Aeroporti i Gjibraltarit - Pista e aeroportit krijon kryqëzim me rrugën kryesore të qytetit 
Aeroporti Gisborn, Zelandë e Re - Në Gjibraltar pista pret rrugën, ndërsa në Zelandë pret hekurudhën!!! 
Aeroporti Futenma, Japoni - Ndodhet mes një zone të banuar, duke shkelur çdo standard sigurie 
Aeroporti Bert Mooney, Butte Montana - Nuk ka kullë kontrolli dhe kjo e bën të rrezikshëm. 
Aeroporti Pitkin, Kolorado - Avionin mund ta ulin këtu vetëm ata pilotë që kanë trajnim paraprak 
Aeroporti rajonal Telluride, Kolorado - Rrethohet nga shkëmbinj të mëdhenj në të dy anët 
Aeroporti Saba, Karaibet Holandeze - Ndodhet mbi një shkëmb dhe ka pistë shumë të shkurtër 
Aeroporti Congonhas, Brazil - Ndodhet në një zonë me ndërtesa të larta dhe avioni duket sikur prek qiellgërvishtëset 
Aeroporti Svalbard, Norvegji - Nuk ka drita dhe lejohen fluturimet vetëm gjatë ditës
Galeria fotografike ( )