
Pas nënës së kryebashkiakut, në burgun e Fierit ka mbërritur edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, me fëmijën në krah, raporton A2CNN.
Një ditë më parë, në një letër kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ndodhet në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë, të dënuar me burg përjetë.
“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, do të shprehej Veliaj. (A2 Televizion)