Java e 9-të e Serie A, zhgënjejnë Milan dhe Juventus, fiton Inter

Nga Dea Kozma
29 Tetor 2026, 13:42 | Futboll

Java e nëntë e Serie A nuk ishte aspak e qetë për gjigantët e futbollit italian. Juventusi zhgënjen, Milani pëson një humbje të rëndë, ndërsa Interi merr tri pikët dhe vazhdon garën për kreun e renditjes.

Juventusi pësoi një tjetër goditje, këtë herë në transfertën ndaj Genoas. Skuadra torineze u mposht 2-0, duke thelluar pikëpyetjet për formën e bardhezinjve. Pas nëntë javësh, Juventusi numëron katër fitore, dy barazime dhe tri humbje, duke mbetur në kuotën e 14 pikëve.

Një mbrëmje për t'u harruar edhe për Milanin. Kuqezinjtë u mposhtën 4-2 në shtëpi nga Bologna, në një ndeshje ku Samuel Mbangula ishte protagonisti kryesor, me tri gola të shënuar. Dy golat e Cisse nuk mjaftuan për të shpëtuar Milanin, që pësoi humbjen e parë në kampionat dhe mbetet në vendin e pestë me 18 pikë.

Në krahun tjetër, Interi ia doli të largohej me tri pikë nga transferta me Venezian. Zikaltërit fituan 2-0, falë dy autogolave në minutat e fundit të takimit. Një sukses që i ngjit në kuotën e 25 pikëve, aq sa Lazio, në krye të renditjes.

Tani, vëmendja është te sfida e madhe e së shtunës. Milani dhe Interi përballen në derbin e qytetit, në një duel ku kuqezinjtë kërkojnë reagimin, ndërsa zikaltërit synojnë të ruajnë ritmin në garën për titullin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos