Afganët e parë mbërrijnë në mesnatë në Shqipëri

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 12:49 | Aktualitet
Afganët e parë mbërrijnë në mesnatë në

Mbërrijnë në mesnatë në Rinas shtetasit e parë afganë të cilët janë evakuuar nga Kabuli, pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talebanët.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, deklaron se nuk ka një numër të saktë se sa shtetas do të vijnë, por destinacioni fundor i tyre do të jenë Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, ministri i Mmbrojtjes Niko Peleshi, konfirmon se në Afganistan ndodhet një shtetase shqiptare dhe po punohet për riatdhesimin e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në koordinim me Shtetet e Bashkuara po bëhet prej një muaji për strehimin e refugjatëve.

Në Kabul, talebanët nisën negociatat për krijimin e një qeverie të re gjithëpërfshirëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos