Zjarr në Sarajet e Toptanëve, Veliaj: Ta harrojnë ndërtimin, do të rikonstruktohet dhe do të hapet për publikun

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 10:29 | Aktualitet

Pak para mesnatës së djeshme zjarri ka përfshirë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Bëhet fjalë për Sarajet e Toptanëve, të cilat janë mbuluar nga flakët. Sipas Policisë ka dëmi ka vetëm dëme materiale, ndërsa mendohet që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, sipas të cilit zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin që largohet me vrap pasi i vuri flakët.

Në një postim në Facebook, Veliaj thotë se ka biseduar me kryeministrin Rama për shpronësimin e  përshpejtuar, pasi aty bëhet fjalë për 18 pronarë, ndërsa premton që aty nuk do të ketë ndërtim, por rikonstruksion dhe do të jetë e hapur për publikun.

Postimi i Erjon Veliajt në Facebook:

Mbrëmë, në orën 23:49, Policia Bashkiake, pranë AMK, po, ata që sulmonte presidenti, kanë njoftuar sallën operative për zjarrvënie pranë monumentit të kulturës, të njohur gjerësisht si 'Sarajet'.

Në pak minuta, zjarrfikësit e Bashkisë së Tiranës kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra.

Në dallim nga shumë objekte, për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje, si lodrat te Liqeni apo ngrehina e tallashit te Teatri Kombëtar, objekti 'Sarajet' është monument kulture.

Dje, nën stilin e shkollës “Kosova”, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme, që pronarët të ndalojnë shpronësimin.

Kamerat e sigurisë kanë kapur zjarrvënësin teksa largohet përballë ‘Torre Drin’, ndërkohë Policia e Shtetit po punon për ta çuar në pranga. Por, zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit - edhe për këta nuk do ketë mëshirë! Politikanë që ditën merakosen për lodrat, e natën i vënë zjarrin qytetit.

Në mesnatë bisedova me Kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për ‘Sarajet’, si një nga aktet e para të qeverisë së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjersa të bëhet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!

Ngjarjet do rrjedhin si me poshtë:

1. Shpronësim për 18 pronarët (jo të gjithë janë politikanë piromanë).

2. Shpallja "Shtëpi Muze", si shtëpia e Zekatëve dhe Skëndulatëve në Gjirokastër.

3. Rikonstruksion dhe hapje për publikun.

Mirënjohje zjarrfikësve dhe policisë për mbrëmë!

 Zjarri ka qenë i qëllimshëm, teksa kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili largohet me vrap pasi i vuri flakët një nga godinave me arkitekturën më të veçantë në Tiranë. Autori i ka vënë zjarrin në 2 vatra nga dritarja e pasme, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur akuza të forta duke thënë se e gjitha është e qëllimshme për të ndaluar shpronësimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos