
Ronaldo shënoi ndaj Ajax-it në transfertë, por grinta dhe dëshira e holandezëve bëri që Juventusi të mos dalë fitues nga Amsterdami, në një takim të mbyllur 1-1.
Gjithçka në këtë takim do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Itali.
Ndërkohë, Barcelona ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Champions League, pasi arriti të marrë një fitore minimale 0-1 në “Old Trafford” ndaj Manchester United, i cili u “tradhtua” nga mbrojtësi Shaw, që e dërgoi topin në portën e De Geas në minutën e 12 të pjesës së parë.
Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League do të luhen javën e ardhshme. (A2 Televizion)