
Kampionati holandez mban frymën pasi Ajax është në gjysmëfinalet e Champions League. Federata e futbollit ka vendosur që java e 33-të e kampionatit të luhet në datën 15 maj dhe jo më 28 prill siç ishte parashikuar, 2 ditë para se Ajax të ndeshet me Tottenham.
E gjithë kjo për t’i dhënë freski skuadrës kryeqytetase, për të shmangur dëmtime të mundshme por edhe për të mos prishur garën e titullit në kampionat atje ku skuadra e trajnerit Ten Hag është në vendin e parë me pikë të barabarta me PSV Eindhoven. Kështu, java e 33-të do të konsiderohet e fundit e kampionatit, kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i sezonit. (A2 Televizion)