
Duhet të ishte një 90 minutësh feste për Realin e Madridit ndeshja e fundit në transfertë ndaj Leganes, por sërish skuadra e Zidane ishte protagoniste, duke vendosur edhe skuadrën e fundit që do të binte këtë sezon nga La Liga.
Leganes-Real Madrid u mbyll 2-2 me vendasit që shpërthyen në lot në fundin e ndeshjes, duke qenë se sezonin e ardhshëm do të luajnë në kategorinë e dytë. Një fitore përballë kampionëve do t’i mbante ata në La Liga, duke qenë se ndeshja mes Celta Vigo-s dhe Espanyol u mbyll pa gola.
Më herë, Barcelona fitoi 0-5 ndaj Alaves, por një fitore pa asnjë vlerë për katalanasit, të cilët e mbyllin të dytët këtë sezon në La Liga. (A2 Televizion)