Një tragjedi ajrore ka ndodhur këtë pasdite në Milano, ku një avion turistik është përplasur me një godinë, duke shkaktuar të paktën 8 viktima, mes tyre edhe një fëmijë.
Sipas autoriteteve italiane, viktimat janë pasagjerët e avionit, nga momenti që pallati ishte në fazë ndërtimi dhe nuk ndodhej aty asnjë person.
Avioni, një Piper Pilatus PC12, ishte ngritur pak minuta para aksidentit nga aeroporti i Linates, me drejtim qytetin turistik të Olbias, në Sardegna.

Një tragjedi ajrore ka ndodhur këtë pasdite në Milano, ku një avion turistik është përplasur me një godinë, duke shkaktuar të paktën 8 viktima 
Avioni, një Piper Pilatus PC12, ishte ngritur pak minuta para aksidentit nga aeroporti i Linates 
Pasagjerët ishin turistë, tre rumunë, ndër to edhe piloti, dy italianë, 2 francezë dhe një kanadez 
Avioni ka goditur godinën që ndodhet në afërsi të parkimit të stacionit të metropolitanës San Donato 
Pak metra më tutje, dhe bilanci mund të kishte qenë edhe më dramatik, duke përfshirë qindra pasagjerët që presin trenat 
Autoritetet italiane kanë filluar punë për të kuptuar arsyet e fatkeqësisë ajrore 
Një model i Piper Pilatus PC12
Pasagjerët ishin në fakt turistë, tre rumunë, ndër to edhe piloti, dy italianë, 2 francezë dhe një kanadez. Piloti kishte patur menjëherë probleme, duke goditur godinën që ndodhet në afërsi të parkimit të stacionit të metropolitanës San Donato, në juglindje të Milanos.
Pak metra më tutje, dhe bilanci mund të kishte qenë edhe më dramatik, duke përfshirë qindra pasagjerët që presin trenat.
Autoritetet italiane kanë filluar punë për të kuptuar arsyet e fatkeqësisë ajrore, si dhe identitetin e saktë të viktimave. (A2 Televizion)