Aksident i rëndë në Borsh, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi 50-vjeçar

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 10:41 | Kronikë
Aksident i rëndë në Borsh, makina del nga rruga, plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Borsh – Sarandë, ku raportohet se, një 50-vjeçar, banues në Sarandë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbu kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi , 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Sarandës

A2 CNN Livestream

Latest Videos