Aksident me një të vdekur në Durrës

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 18:02 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në Durrës

Një person ka humbur jetën pasditen e së hënës pas një aksidenti të ndodhur në Durrës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Katër rrugët”, ku një autoveturë është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i motoçikletës, ende i paidentifikuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen  e plotë të aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat shtetasin S.D. drejtues të autoveturës tip BMW. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos