Humb jetën një pushuese nga Çekia në plazhin e Golemit

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 16:24 | Kronikë
Humb jetën një pushuese nga Çekia në plazhin e Golemit

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën rreth orës 15:40 në plazhin e Golemit, ka bërë të ditur policia.

Shkaqet e vdekjes së të moshuarës janë ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se viktima mund të ketë pësuar një sulm në zemër.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos