Aksident me një të vdekur në Fier

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 23:07 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në Fier

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Zhupan të Fierit.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku mjeti i drejtuar nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor. Si pasojë e aksidentit, 64-vjeçari ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos