Aksident në aksin Lezhë-Mamurras, plagosen rëndë dy persona

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 18:51 | Kronikë
Aksident në aksin Lezhë-Mamurras, plagosen rëndë dy persona

Një automjet tip "Range Rover" është përplasur me një automjet tjetër tip "Peugeot" në aksin rrugor Lezhë-Mamurras në afërsi të rrugës së Shëngjinit.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa janë plagosur rëndë një djalë dhe një vajzë, të cilët ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e “Range Rover” me iniciale K.S. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos