
Dy persona, mes tyre një e mitur, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në autostradën Rrogozhinë – Peqin këtë të mërkurë, në vendin e quajtur Seneballje.
Një makinë tip Audi A6 me targa AA461YI është përplasur me një furgon tip Benz me targa AA 021EG. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy persona, Mikel Baxhani, 39 vjeç, dhe vajza e tij M.Baxhani, 7 vjeçe.
Të dy lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)