Aksident në autostradën Tiranë – Elbasan, plagoset motoçiklisti

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 15:50 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në autostradën Tiranë-Elbasan, para hyrjes në tunel, ku nga raportimet paraprake një makinë është përplasur me motoçikletë.

Nga një foto e siguruar nga A2 duket një djalë, me gjasë personi mbi motor, i cili ka mbetur i shtrirë në rrugë, ndërsa një polic rrugor kontrollon gjendjen e tij.

I plagosur është dërguar në spitalin e Elbasanit, por nuk ka ende informacione mbi gjendjen e tij, edhe pse dëmtime në kokë. Ndërkohë Policia ka nisur të bëjë verifikimet për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos