Drenovë, po konfliktohej me djalin, Policia i gjen në shtëpi “arsenalin” luftarak

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 10:14 | Kronikë
Drenovë, po konfliktohej me djalin, Policia i gjen në shtëpi

Pajisje shpërthyese, pushkë, municione luftarake. Një arsenal i vogël ai që forcat e Policisë së Korçës kanë sekuestruar në shtëpinë e një 66-vjecari me inicialet P.Th.,  nga fshati Drenovë.  

Zbulimi ndodhi rastësisht, pas disa sinjalizimeve se personi në fjalë po konfliktohej me të një person tjetër, që më pas rezultoi të ishte i biri.

Ndërhyrja e policisë shmangu një tragjedi të mundshme, pasi përshkallëzimi i konfliktit në familje mund të sillte edhe në përdorimin e armëve.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos