
Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Kripa, dhe viktima bëhet e ditur se është një 25-vjeçare, shtetasja A.Ç. Një tjetër person, një shtetase 22-vjeçare me inicialet S.M., mendohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe ëshë transportuar në spital.
Sipas dëshmive, për shkaqe ende të papërcaktuara mjeti ku ndodhej viktima, një fuoristradë tip Hyundai, është rrotulluar për disa dhjetëra metra. Për një kohë të gjatë, trupi i 25-vjeçares ka mbetur i mbuluar në rrugë, në pritje të ambulancës së morgut.
Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje, për të përcaktuar dinamikat e aksidentit vdekjeprurës.
(A2 Televizion)