Shoqërohen 8 persona për plagosjen e Marion Mitros

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 17:57 | Kronikë
Shoqërohen 8 persona për plagosjen e Marion Mitros

Policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona në lidhje me plagosjen Marion Mitros, që ndodhi te Biblioteka e qytetit në orët e paradites. Mësohet se të shoqëruarit kanë qenë dëshmitarë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për A2 CNN se nuk është gjetur asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes, por as në automjet. Sipas tyre mund të jetë qëlluar me pistoletë me mulli që nuk lë gëzhoja, ndërsa në atentat mund të kenë marrë pjesë dy persona.

Policia është e paqartë nëse personat janë ndihmuar nga të tjerë apo jo. Po ashtu nuk dihet nëse pas djegies së makinës janë larguar në këmbë, apo janë ndihmuar nga të tretë.

Policia e Vlores tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos