Qëllohet me armë zjarri Marion Mitro në Vlorë

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 12:24 | Kronikë
Qëllohet me armë zjarri Marion Mitro në Vlorë

Një person është raportuar i plagosur me armë zjarri këtë të martë në Vlorë. Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë bibliotekës në këtë qytet, ndërsa personi i plagosur është identifikuar si Marion Mitro.

“Rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes”, njofton policia.

Mësohet se Marion Mitro është qëlluar dy herë dhe ka marrë një plumb në kokë dhe një në krahë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Mitro ka qenë pjesë e dosjes së “tritolit” të Julian Sinanit. Rreth një vit më parë ai ka dalë nga burgu. Pjesa e kësaj dosje ka qenë edhe Erjon Mëhillaj, i cili vrau veten në burg. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/26/kush-eshte-marion-mitro-personi-i-qelluar-me-plumb-ne-koke-ne-vlore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos