Kush është Marion Mitro, personi i qëlluar me plumb në kokë në Vlorë?

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 13:11 | Kronikë
Kush është Marion Mitro, personi i qëlluar me plumb në

Vlora u trondit paraditen e së martës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të shtetasit Marion Mitro, një person i njohur nga drejtësia.

Mitro mori një plumb në kokë dhe një në krah, por ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka qenë pjesë e dosjes së “tritolit” të Julian Sinanit. Rreth një vit më parë ai ka dalë nga burgu. Pjesa e kësaj dosje ka qenë edhe Erjon Mëhillaj, i cili vrau veten në burg.

Mitro është dënuar nga gjykata me 19 vite burg, ndërsa organi i akuzës kërkoi dënimin me 26 vite burg për të. Më pas, ai apeloi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e uli atë në 8 vjet burg. Mitro akuzohej për tre vepra penale. Ai dyshohet se ka porositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes. 

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos