Aksident në Gjirokastër, makina shtyp disa bagëti

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 11:41 | Kronikë
Aksident në Gjirokastër, makina shtyp disa bagëti

Një aksident ka ndodhur në rrugën interurbane Gjirokastër-Tepelenë gjate paradites së sotme, ku një automjet ka shtypur disa bagëti.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Mashkullorë, ku disa krerë bageti kanë ngordhur nga përplasja me makinën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos