Aksident në Korçë, makina përplaset me furgonin me pasagjerë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 10:06 | Kronikë
Aksident në Korçë, makina përplaset me furgonin me

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Korcë -Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Leminot, ku një mjet tip Benz i ka prerë rrugën një furgoni udhëtarësh me targa Elbasani.

Nga përplasja Benz-i ka përfunduar në anën tjetër të rrugës ndërkohë që goditja tronditur pasagjerët në furgon.

Raportohet se i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit Benz, ndërkohë që nuk ka pasoja te pasagjerët e furgonit. Policia po punon për zbulimin e dinamikës së këtij aksidenti.

Duhet thënë se kryqëzimet dhe degëzimet për akset rrugore Korcë- Pogradec kanë regjistruar aksidente të shumta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos