Aksident në Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i motorit

Nga A2 CNN
24 Gusht 2019, 10:59 | Kronikë
Aksident në Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një person ka humbur jetën gjatë paradites së të shtunës, pas një aksidentit të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.

Policia e Fierit njofton se rreth orës 10:15 në vendin e quajtur "Kafaraj", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, F.T., 24 vjeç, nga Gorishova.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit tjetër ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar pak orë më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos