Aksident në Pogradec, makina përplaset me murin e banesës

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 22:58 | Kronikë

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Pogradec-Drilon, në rrugën e re.

Një mjet tip Benz, i cili mendohet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.

Për pasojë është plagosur 1 person që ishte pasagjer në mjet, ndërsa ka dhe dëme të shumta materiale. Policia në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos