Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i vdekur dhe një i plagosur

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 20:15 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së premtes në qytetin bregdetar të Durrësit, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja është regjistruar pranë zonës së Urës së Dajlanit, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personave.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën në spital 39-vjeçari A.B. ndërsa E.Gj. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos