Aksident në rrugën e Rinasit, humb jetën i moshuari

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 07:29 | Kronikë
Aksident në rrugën e Rinasit, humb jetën i moshuari

Një 70-vjeçar humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes pasi u godit nga një makinë.

Aksidenti ndodhi në rrugën e Rinasit, ku makina me drejtues shtetasin P. Gj. përplasi të moshuarin M.D. në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën.

Si pasojë e plagëve të marra, 70-vjeçari M.D. ndërroi jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos