Aksidenti tragjik në Malësinë e Madhe, arrestohet një polic

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 21:11 | Kronikë
Aksidenti tragjik në Malësinë e Madhe, arrestohet një polic

SHÇBA në drejtorinë vendit të Policisë Shkodër ka vënë një pranga dy shtetas, njëri prej tyre me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe. Arrestimi i tyre ka ardhur pas aksidentit tragjik me dy të vdekur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Koplik-Shkodër.

Në pranga është vënë edhe drejtuesi i mjetit tip Audi si dhe shoferi i mjetit tip Mercedes Benz, me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë Serxho Kuka, 21 vjeç dhe Eglis Delaj 20 vjeç, të cilët humbën jetën.

https://a2news.com/2021/05/18/aksidenti-ne-malesine-e-madhe-2-te-vdekur-dhe-2-te-plagosur-mes-tyre-edhe-nje-punonjes-policie/?foto=4

Policia sqaron se drejtuesi i Mercedesit, pasi ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Serxho Kuka, 21 vjeç, dhe Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.B., 19 vjeç dhe V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos