
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, ku një mjet ka përplasur një kalimtare.
Sipas policisë, mjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasja M.Y. përplasi 50-vjeçaren A.K. ndërsa ajo ishte duke kaluar rrugën. Gruaja e aksidentuar është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit të përfshirë në aksident është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve. (A2 Televizion)