Dështon sërish seanca gjyqësore e Emiliano Shullazit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 10:57 | Kronikë
Dështon sërish seanca gjyqësore e Emiliano Shullazit

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shënoi një tjetër seancë të dështuar në procesin ndaj Emiliano Shullazin dhe grupin. Shkak për shtyrjen këtë herë u bë mungesa e dy avokatëve Vladimir Meçe dhe Elton Domi. Avokatët mungonin për arsye shëndetësore. Seanca e ardhshme u caktuar për në 23 shtator, në orën 11:00.

Kjo është seanca e 18 që shtyhet. Herën e fundit, më 18 korrik, të pandehurit depozituan një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni nga trupi gjykues. Ata pretendojnë se gjyqtari i Apelit Durrës, i deleguar në çështjen e tyre, ka konflikt interesi.

Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Nure Dreni. Shtatë seanca të këtij gjykimi kanë dështuar për shkak të mosplotësimit të trupës me gjyqtarë. Të tjerat janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos