Autobusi i Tiranës së Re përplas dy këmbësore, shoferi shoqërohet në komisariat

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 16:22 | Kronikë
Autobusi i Tiranës së Re përplas dy këmbësore, shoferi

Rreth orës 13:30, në bulevardin “Zog i Parë”, autobusi i linjës së Tiranës së Re ka përplasur dy këmbësore.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të. Fatmirësisht, këmbësoret janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i autobusit me iniciale A.M. është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos