Arrestohet vrasësi me pagesë, dyshohet se do kryente një krim në Shkodër

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 11:03 | Kronikë

Një person i dyshuar si vrasës me pagesë është ndaluar nga forcat e policisë dhe efektivët e “Shqiponja” ndërsa udhëtonte drejt Shkodrës, ku mendohet se do të kryente një krim.

Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të Shkodrës në kuadër të operacionit “Misioni i Pamundur”,  kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje.

Ky person u kap ndërsa udhëtonte me një motor pa targa në brendësi të së cilit u gjet një automatik “Scorpion”, me silenciatorë dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje të porositur.

Policia ka nisur hetimit pasi ka dyshime se i arrestuari është përdorur dhe herë të tjera nga grupe kriminale për vrasje me pagesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos