Aksident te "Mbikalimi i Patokut ", 6 të plagosur

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 10:49 | Kronikë
Aksident te "Mbikalimi i Patokut ", 6 të plagosur

Një aksident është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në vendin e quajtur "Mbikalimi i Patokut ", ku për pasojë janë plagosur 6 persona.

Në aksident janë përfshirë mjeti i drejtuar nga shtetasi Xh.T. dhe mjeti i drejtuar nga R.M.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 2 drejtuesit e mjeteve bashkë me 4 pasagjerë janë dërguar për të marrë trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos