Kryente manovra në rrugë në gjendje të dehur, arrestohet drejtuesi i mjetit në Shkodër

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 15:07 | Kronikë
Kryente manovra në rrugë në gjendje të dehur, arrestohet

Një 28-vjeçar ka rënë është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë, ndërsa është proceduar penalisht pasagjeri në mjet.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin e aksidenteve gjatë sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Velipojës, automjetin tip “Ford” që bënte manovra në rrugë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta bllokuar. 

Gjatë kryerjes së alkool-testit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi V. T., ishte në gjendje të dehur. 

Në momentin e shoqërimit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. S., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos