Aksident tragjik në Iran, rrëzohet Boeing me 177 persona

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 09:53 | Bota

Nuk reshtin lajmet tragjike nga Irani. Kësaj radhe bëhet fjalë për një aksident ajror të ndodhur në mëngjesin e sotëm në qiellin e Teheranit.

Sipas burimeve iraniane, një Boeing 737 i kompanisë ukrainase Ukraine International Airlines me 168 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në orën 6:14 të mëngjesit, pak minuta pas nisjes nga aeroporti i kryeqytetit Teheran.

Pasagjerët, sipas Ministrisë së Infrastrukturës iraniane, ishin në pjesën më të madhe iranianë, por me një prani të madhe nënshtetasish kanadez, 63, të cilëve i shtohen 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 gjermanë, 3 britanikë dhe 4 afganë.

Sipas burimeve zyrtare Beoing ka patur një defekt në motor, i cili është përfshirë nga zjarri, dhe është përjashtuar nga ato mundësia e një sulmi ose një akti terrorist.

Tragjedia ndodhi në një moment hapësira ajrore iraniane po shmanget nga pothuajse çdo aeroplan i vendeve perëndimore, pas sulmeve iraniane të sotme drejt bazave amerikane në Irak.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u kthye urgjentisht nga vizita e tij në Oman për të ndjekur situatën nga afër. Në Kiev kanë filluar polemikat nga momenti që mjeti i rrëzuar i përket kompanisë ajrore të Ihor Kolomoisky, një miliarder afër presidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos