Iu përmbyt apartamenti, 93-vjeçari qëllon me armë administratorin e pallatit

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 21:54 | Bota

Një 93-vjeçar në Teksas qëlloi me armë zjarri në të dy këmbët administratorin e një kompleksi pallatesh, pasi apartamenti i tij ishte përmbytur nga uji.

I irrituar në maksimum, i moshuari shkoi në zyrën e administratorit dhe e fajësoi atë për përmbytjen e banesës së tij. Pas një debati, ai nxori pistoletën dhe e qëlloi të riun dy herë, në të dy këmbët e tij. Ndërsa policia u njoftua nga një punonjëse.

Personi i plagosur u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht arriti t’u shpëtonte plagëve të marra.

Policia arrestoi 93-vjeçarin, por ajo që është më shqetësuese është fakti se ai nuk është penduar aspak për ngjarje. Madje, është shprehur se do ta bënte përsëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos