Aksidente në Tiranë dhe Peqin, humbin jetën dy këmbësorë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 21:48 | Kronikë
Aksidente në Tiranë dhe Peqin, humbin jetën dy

Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy këmbësorëve kanë ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë dhe Peqin.

Në kryeqytet, në rrugën “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç, dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë, ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Ndërkohë, në Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Mazda", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili  ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos