Qëllohet me armë në drejtim të 34-vjeçarit, shoqërohen disa persona

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 14:56 | Kronikë
Qëllohet me armë në drejtim të 34-vjeçarit,

Një 34-vjeçar ka njoftuar policinë se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatk, Lezhë, ku menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, që kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos