Aksidenti tragjik në Tepelenë, humb jetën 18-vjeçarja, 8 të plagosur

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 12:34 | Kronikë
Aksidenti tragjik në Tepelenë, humb jetën 18-vjeçarja, 8

Ka humbur jetën një prej 9 të plagosurve të aksidentit fatal të regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në afërsi të Tepelenës, ku u përplasën një furgon pasagjerësh dhe një autoveturë.

Vajza 18-vjeçare që udhëtonte në autoveturën, nuk i mbijetoi plagëve edhe pse u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, 8 persona të tjerë kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe për momentin raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën.

Furgoni udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Sarandës, ndërsa mjeti Volkswagen që u përplasen po tentonte një parakalim duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik.

Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos