Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim Dervis Arapi

Nga A2 CNN
20 Mars 2019, 12:23 | Kronikë
Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim Dervis Arapi

Dy ditë pas vrasjes së Jurgen Kurtit në Tiranë, A2CNN mëson se është shpallur në kërkim Dervis Arapi, djali i tregtarit të vrarë dy vite më parë në një minimarket të qytetit të Durrësit.

Arapi nuk i është përgjigjur flet thirrjes së prokurorisë, pasi ndodhet jashtë vendit. Ndaj dhe për procedurë, Prokuroria e ka shpallur atë në kërkim.

https://youtu.be/NtPZnN9TZ9I

Dervis Arapi është djali i vetëm i Agim dhe Vjollca Arapit. Prej disa kohësh ai jeton në Itali. Sipas sistemit TIMS, ai ka hyrë në vendin tonë dhe pas vetëm disa ditësh është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Këto i ka pohuar edhe mamaja e tij.

Nga të dhënat më të fundit, A2CNN policia e Tiranës e ka referuar dosjen në Prokurori për vrasje, por pa autor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos