Autoritetet në Kolumbi, në bashkëpunim me homologët amerikanë, kanë publikuar pamjet e një operacioni për kapjen e 3.4 tonë kokainë, me vlerë 120 milionë dollarë.
Pasi varkat u ndoqën për disa milje, u rrethuan nga marina në Arqipelagun e San Andres. 5 persona ranë në pranga, 3 nga Nikaragua dhe 2 nga Kosta Rika. E gjithë sasia prej 3.4 tonë drogë ishte e ndarë në 132 pako të veçanta, gati për t’u shpërndarë në tregje të ndryshme.
Pavarësisht luftës së fortë ndaj trafikut të lëndëve narkotike prej dekadash, Kolumbia mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, të kokainës. (A2 Televizion)