Aksioni i opozitës, Basha mbledh aleatët për darkë në Ishëm

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 19:55 | Politikë
Aksioni i opozitës, Basha mbledh aleatët për darkë në

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një darkë informale me aleatët e PD. Burime për A2 thanë se me kreun e opozitës janë kreu i PAA, Agron Duka, Dashamir Shehi i LZHK, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryerepublikani Fatmir Mediu. Darka po zhvillohet pranë kantinës që zotëron Agron Duka në Ishëm.

Edhe pse një darkë informale, burimet thonë se aksioni i opozitës do jetë pjesë e diskutimit, sikurse qëndrimi që do të mbajë opozita pas deklaratave të Presidentit Meta se në një nga protestat e opozitës, rrezikohej djegia e Kuvendit.

https://a2news.com/2019/09/13/pakt-rama-basha-aleatet-e-pd-po-marreveshjes-por-te-jete-transparente/
https://a2news.com/2019/09/09/meta-kisha-informacione-me-8-qershor-do-te-digjej-kuvendi/

PD ka deklaruar se ky ishte një skenar i Edi Ramës. Deklaratat nuk janë mirëpritur nga kampi opozitar, që kishte gjetur te Presidenti negociatorin për zgjidhjen e krizës, të cilit edhe i kërkuan të ndërhynte për rikthimin e dialogut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos